Tifozët e futbollit mezi e kanë pritur ditën e sotme. Kjo për shkak se në Bundesligë do të luhet takimi mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munich.
Padyshim një klasike, pasi zbresin në fushë dy ekipet më të forta në Gjermani. Për fatin e keq, supersfida do luhet pa tifozë për shkak të pandemisë Covid-19.
Kjo ndeshje, e cila mund të vendosë edhe fatin e titullit kampion të Bundesligës, zhvillohet në ‘Sigal Iduan Park’ me fillim nga ora 18:30.
Bavarezët kanë një avantazh prej katër pikësh në vendin e parë (61) kundrejt verdhezinjëve që me 57 pikë ndodhen një pozicion më poshtë.
Ndërkaq, nga ora 20:30 luhen edhe tre ndeshje të tjera: Leverkusen – Wolfsburg, Frankfurt – Freiburg dhe Werder – Monchengladbach, të vlefshme për javën e 28-të të Bundesligë.