“Skëndërbeu”!/ Gati kulla 85 m e lartë me kokën e Ramës në mes të Tiranës!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 25.05.2020, 13:05

Ndërtesat e vjetra 2-katëshe në krah të Hotel Tiranës nuk janë më, ato janë prishur nga Bashkia Tiranë rreth dy javë më parë.

Ndërsa e gjithë vëmendja e publikut ishte përqendruar tek ndërtesa e teatrit, Bashkia Tiranë ka përfituar për të prishur të gjitha ndërtesat e mbetura në hapësirën mes Hotel Tiranës dhe pallatit të muzeut të Ismail Kadaresë, për t’i hapur rrugë një ndërtese të lartë.

WhatsApp Image at
Harta ku tregohen me vishnje ndërtesat e prishura
WhatsApp Image at AM
Rrënojat e ndërtesave të shembura në krah të Hotel Tiranës

Në truallin e liruar do të ndërtohet Kulla Skënderbej, 85 metra e lartë, me 25 kate mbi tokë dhe 5 nën tokë. Siç dallohet në foto më sipër, katet e sipërme të kullës do të kenë formën e një koke njeriu, që arkitektët e kanë përqasur me atë të Skënderbeut, raporton exit.al.

WhatsApp Image at
Projekti i kullës në formë koke

Këshillit Kombëtar i Territorit, dha lejën për ndërtimin e kullës në qershor 2018, e cila do të shërbejë si qendër tregtare, biznesi dhe banimi.

Kulla është projektuar Winy Maas i firmës hollandeze MVRDV, një nga arkitektët-klientë të rrethit të ngushtë të Kryeministrit Edi Rama, dhe do të ndërtohet nga ANA shpk, në pronësi të Mirela Zeraliut, dhe Vi&Vi shpk, në pronësi të Fatmir Imerajt.

Sipas projektit, koeficenti i shfrytëzimit të trullit për ndërtim do të jetë 95 për qind— pra, 95 pr qind e gjithë truallit prej 1930 metrash katrorë do të zihet nga ndërtimi dhe vetëm 5 për qind e tij, 87 metra katrorë, do jetë sipërfaqe e lirë për hapësirë publike.

Kjo është kulla e katërt në ndërtim në anë të Sheshit Skënderbej, i cikli tashmë do të jetë i betonizuar nga të gjitha anë.

Kulla Skëderbej i shtohet kullës 34-katëshe si vazhdim i Hotel Tiranës (ngjitur me fasadën veriore të Hotel Tiranës); kullës 26-katëshe në anën perëndimore të Sheshit, në fillimin e rrugëve të Kavajës dhe të Durrësit, e titulluar Sytë e Tiranës; dhe kullës 20-25-katëshe Book Building, menjëherë pas Kullës së Sahatit dhe ndërtesës së Bashkisë.

Përveç sheshit Skënderbej, dyshja Rama-Veliaj kanë parashikuar dhe betonizimin me kulla të larta të zonës në krah të pedonales, pas Ministrisë së Brendshme.

Siç Exit News ka shkruar pak ditë më parë, Veliaj do shpronësojë pronarët ndërtesës së njohur si Sarajet dhe një ndërtesë pranë saj, për t’ia kaluar më pas tokën një kompanie private, e cila ka planifikuar ndërtimin e një kulle 45-katëshe.

I gjithë ky betonizim i qendrës së Tiranës fshihet përmes propagandës dhe manipulimit të opinionit publik, ndërkohë që planet ndërtimore nuk bëhen asnjëherë publike. Asnjë nga kullat e mësipërme nuk është njoftuar nga Bashkia Tiranë.

Planet e tyre mbahen të fshehta nga publiku, dhe kur fillon ndërtimi justifikohen si një zhvillim i nevojshëm i Tiranës.

Propaganda e qeverisë dhe bashkisë ia ka arritur të zhdukë nga vëmendja publike të gjithë problematikat ligjore, urbanistike, kostot dhe shqetësimet që këto projekte krijojnë tek banorët e qytetit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit