Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un mbajti një takim me ushtarakët për të diskutuar forcimin e arsenalit bërthamor të vendit dhe vendosjen e forcave të tij në gatishmëri për çdo situatë, njoftuan mediat shtetërore të Dielën, në paraqitjen e parë të Kim pas 20 ditësh mungesë.
Në fillim të këtij muaji, për Kim Jong Un pati shumë thashetheme lidhur me gjendjen shëndetësore të tij madje pati aludime se lideri i Koresë së Veriut mund edhe të kishte vdekur.
Ai u shfaq thuajse një muaj para në inagurimin e një fabrike plehërash dhe prej asaj dite nuk bëri më dalje publike.
Dje mediat vendase njoftuan se Jong Un ka organizuar një takim me komisionin ushtarak qëndror.
Në mbledhje u diskutua për vendosjen e strategjive të reja ushtarake dhe për vendosjen e forcave të armatosura në gatishmëri.
Në takim u diskutua për rritjen e gatishmërisë për të ndaluar "kërcënimet e huaja", tha raporti, një referencë e dukshme drejtuar ushtrisë amerikane nga Korea e Jugut.
Ai përdori takimin për të prezantuar edhe emërimet e reja të gjeneralëve e ushtarakëve.
Midis tyre është shefi ushtarak Pak Jong Chon, dhe Ri Pyong Chol, një zyrtar i lartë i partisë i ngarkuar për zhvillimin e armëve, i cili u bë një nënkryetar i komisionit ushtarak, sipas KCNA.
Burimi: theguardian Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania