JOQ Albania
Home

Bayerni me marsh kampioni, shkatërron Frankfurtin dhe vazhdon kryesimin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 23/05/2020 21:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bayerni i Mynihut nuk di të ndalet edhe pas rifillimit të Bundesligës gjermane dhe po vazhdon rrugën drejt titullit kampion.

Kundërshtari i sotëm ishte Ajntrahti i Frankfurtit, por që nuk kishte asnjë shans përballë bavarezëve.

Golat e Goretskës dhe Tomas Mylerit, Levandovskit, Dejvis dhe autogoli i Hintereger ishin protagonistët e fitores së thellë duke vulosur rezultatin e ndeshjes në 5-2.

Kështu, skuadra e Hans Flik po tregon formë të jashtëzakonshme edhe pas 2 muajsh ndërprerjeje të kampionatit prej koronavirusit.

Me këtë fitore, Bayerni ngritët në 61 pikë dhe mban pozitën e parë me katër pikë më shumë sesa Dortmund, kurse Frankfurt mbetet me 28 pikë në pozitën e 13-të në tabelë.

Pas 3 ditësh Bayerni do të zhvillojë një nga betejat më vendimtare të këtij sezoni me Borusia Dortmundin, skuadrën e cila e sfidon ta zbresë nga froni pas 7 vitesh dominim absolut.