JOQ Albania
Home

Vdes 64-vjeçarja nga Tirana, shkon në 32 numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23/05/2020 20:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ka shkuar në 32 numri i viktimave me koronavirus në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka ndërruar jetë një 64-vjeçare nga Tirana.

Ajo vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. 64-vjeçarja që vuante prej 4 muajsh nga limfoma e trurit, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

Njoftimi i Ministrisë:

COVID19, Ministria e Shëndetësisë/ Ndërron jetë në spitalin infektiv 64-vjeçarja, vuante nga limfoma e trurit Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 64-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e cila ishte e shtruar prej 3 javësh në spital, në gjendje të rëndë. 64-vjeçarja që vuante prej 4 muajsh nga limfoma e trurit, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor. 64-vjeçarja është viktima e 32 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon edhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.