JOQ Albania
Home

Koronavirusi në Itali/ Vijon të ulet numri i vdekjeve ditore, rriten lehtë rastet e reja
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23/05/2020 20:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bilanci i viktimave ditore nga koronavirusi në Itali vijon të mbetet nën shifrën 200 prej më shumë se një jave. Ditën e sotme është vënë re një ulje e numrit të vdekjeve në krahasim me një ditë më parë.

Mbrojtja Civile konfirmoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 119 persona nga koronavirusi, ndërsa dje u raportuan 130 jetë të humbura.

Ndërkohë, numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në Itali ka arritur këtë të premte në 32,735.

Sipas të dhënave zyrtare, numri total i të infektuarve nga koronavirusi, përfshirë edhe ata që janë shëruar dhe viktimat, ka arritur në 229,327.

Nga shpërthimi i epidemisë e deri më tani, 138,840 pacientë janë shëruar plotësisht nga koronavirusi, ndërkohë që 572 të tjerë ndodhen në gjendje kritike për jetën, në terapi intensive.

Sipas shifrave zyrtare, këtë shtunë janë konfirmuar edhe 669 raste të reja, ndërsa dje u raportuan 652 raste të reja.

Gjithsej, në Itali janë kryer gjithsej mbi 3.3 milion teste. Kujtojmë këtu që e premtja e 27 marsit ishte dita më vdekjeprurëse e pandemisë në shtetin fqinj, ku u shënuan 969 viktima në 24 orë.

Burimi: tgcom24 | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA