JOQ Albania
Home

Shembja e Teatrit, përlotet live Bujar Asqeriu: Kur u prish haja thonjtë me dhëmbë, pata problem kardiak
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 23/05/2020 21:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Aktori i mirënjohur Bujar Asqeriu, ka deklaruar se shembja e teatrit ka qenë një goditje e rëndë për të.

I ftuar në emisionin “Kjo javë” në News 24, ai është shprehur se nuk kishte shkuar në emision për t’u qarë e për të thënë çfarë ishte bërë.

Ai tha:

Ky vend akoma lëngon, ndërsa ata merren me ato shpirtra artistësh, i vranë shpirtërisht jo vetëm artistët por edhe qytetarët. Të mos e harrojnë kurrë, ai nuk ishte teatër, ishte një vend i shenjtë. Zërat e shpirtrave të atyre që kanë punuar në këtë teatër do i ndjekin këta njerëz që e bënë atë gjë.

Në ditën që teatri u shkatërrua , aktori ka përjetuar një problem kardiak dhe tregon se ishte zgjuar në orën 4:30 dhe i dukej një ëndërr se si sulmohet teatri në atë mënyrë.

I përlotur shton:

Kjo polici tërheq zvarrë vajzat?! Më këshilluam miqtë, më thanë mos shko se unë haja gishtat e mia me dhëmbë, pata edhe një problem, një moment kardiak, piva disa qetësues, çfarë do bëja un. Të nesërmen shkova dhe ju thashë policëve: Hajdeni këtu o vëllezërit të mi, pse i tërhiqni zvarrë motrat, artistët, çfarë ju bënë ?!”.

Më tej aktori deklaroi se teatri duhet të ngrihet me të njëjtën arkitekturë dhe ai do të firmosë peticionin që kanë firmosur qytetarët, por duhet të modernizohet duke i vendosur ajër të kondicionuar.

Mes lotësh ka treguar:

Kam kaluar 22 apo 23 vite në atë teatër, 18 vite në teatrin e Vlorës pastaj kam ardhur këtu në Teatrin Kombëtar, kam luajtur me aktorët më të mëdhenj. Më vjen shumë keq që thonë ku ka aktorë ai teatër. Ai ka pasur aktorë të mëdhenj dhe ka aktorë të mëdhenj. Ne sot kemi edhe të rinj, vajza dhe djem shumë të talentuar.