JOQ Albania
Home

17-vjeçarja “ia nxin” ish të dashurit, i çon 4 djem në shtëpi për ta rrahur
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 23/05/2020 20:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një vajzë e re në Itali, është hakmarrë ndaj të dashurit të saj, duke i dërguar katër djem në shtëpi për ta dhunuar dhe për t’i marrë sendet personale.

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ishte zhvilluar në datën 30 nëntor në lagjen San Salvario, ku momentet e fundit policia arrestoi tre 19 vjeçarë me urdhër për paraburgim dhe denoncuan një 17 vjeçar për grabitjen e veshjeve dhe sendeve të tjera personale që i bën të dashurit të vajzës.

Gjithashtu, u krye edhe kallëzim penal për vajzën që kishte urdhëruar djemtë.

Policia e vendit fqinj, mundi t’i gjente djemtë pas një sërë kontrollesh dhe nga videot që ata kishin nxjerrë në rrjete sociale, ku në disa mbanin veshjet e personit që kishin dhunuar.

Burimi:La Stampa | Përktheu dhe Përshtati:JOQ-Albania