JOQ Albania
Home

“Ne përdorim artin, jo armët”/ Budina para protestuesve: Teatri, dëshmori i parë i rënies së demokracisë
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 23/05/2020 19:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Regjisori Robert Budina ka deklaruar sot në tubimin e Shkodrës se Teatri duhet rikthyer, ashtu siç ishte.

Lidhur me ngjarjen që sekti i Rilindjes ndërrmori në 04:00 të mëngjesit ai tha se për shembjen e godinës është hapur edhe një çështje juridike.

Ai deklaroi se artistët kanë përdorur gjuhën e kulturës dhe mençurisë e në të gjithë Europën ka një sensibilizim për ngjarjen e së dielës. Artistët knë premtuar se nuk do i ndalin protestat e tyre.

Mbas vetes ata kanë një numër të lartë qytetarësh.

Më tej ai shtoi:

I lumtur që kam ardhur në qytetin e demokracisë që kanë dhënë jetën martirë dhe jo vetëm. Teatri Kombëtar ishte dëshmori i parë i rënies së demokracisë. Ta rikthejmë teatrin siç ishte. Kemi hapur një çështje juridike pasi shembi teatrin duke qenë artistë brenda. Në teatër thuhen të vërtetat. Shkodra ka ruajtur me fanatizëm objektet e vjetra.