JOQ Albania
Home

“Qeveria manipuloi artistët e mëdhenj”/ Zef Deda në tubimin e Shkodrës: Ata nuk e duan artin
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 23/05/2020 19:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në qytetin e Shkodrës, ku mbahet tubimi i sotëm i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe qytetarët po firmosin peticionin për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, Edmond Budina ka bërë thirrje për reflektim e bashkim, sepse në të gjithë botën, sa më i vjetër të jetë një objekt aq më shumë kujdesen për të.

Budina shtoi:

Në Europë nuk shembet teatrot e vjetra, sa më të vjetra janë aq më shumë ruhen, por ata donin të shembnin simbolin e lirisë, simbolin e demokracisë ndaj e shembën natën. Prandaj kemi dalë rrugëve. Të ngremë tempullin e demokracisë ashtu siç ishte. Çdo njeri para se të jetë politikan, është qytetar dhe çdo qytetar duhet të reflektojë.

Më tej Budina tha se bashkë me teatrin u fundos edhe flamuri kuq e zi që artistët kishin vendosur atje. Në mesin e artistëve ka qenë edhe aktori i mirënjohur Zef Deda i cili ka ngritur akuza kundrejt qeverisë, duke thënën se ka prirje komuniste dhe nuk e do artin e kulturën.

Ai u shpreh:

Mjaft sjellje komuniste, kriminale, kanabiste, ç’na duhet arti, ç’na duhet aktrimi. Janë komunistë, nuk duan artin, nuk duan kulturën. Qeveria manipuloi shumë artistë dhe figura të mëdha.