JOQ Albania
Home

Iu “shkrep” të njoftonte në 10 të darkës/ Rama “merr më qafë” bizneset në Tiranë, policia “i ngop” me gjoba
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23/05/2020 18:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e djeshme, Edi Rama njoftoi në Facebookun e tij se fundjava do jetë e njëjtë si fundjavat e tjera, pra shumica e bizneseve do të jenë të mbyllura dhe lëvizja e njërëzve, sipas kategorive që ai ka caktuar.

E ndërsa e tillë tallje vazhdon prek kohësh, tallja e djeshme ishte me kosto të lartë për shumë biznese.

Qindra biznese ditën e sotme nuk e dinin mirë nëse do duhet të punonin apo të qëndronin në karantinë.

Njoftimi në orët e vona të natës nga kryeministri nuk u përcoll dot tek të gjithë njerëzit, pasi ai u bë rreth orë 22:00 përmes një statusi në facebook.

Duke mos qenë të informuar, pronarët kanë hapur dyqanet, lokalet, baret e restorantet por janë ndeshur me gjoba të majme nga policia, veçanërisht në Tiranë

Mesa duket, sipas kryeministrit, bizneset duhet të ishin të ‘abonuar’ në facebook-un e kryeministrit Rama e për më tepër duhet të rrinë zgjuar pas ors 22:00.