JOQ Albania
Home

Bundesliga vazhdon normalisht, ekipi gjerman mbush stadiumin me “tifozë”
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 23/05/2020 17:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Janë luajtur sot ndeshjet e javës së 27-të të Bundesligës gjermane, ndërsa ekipi i Borussia Monchengladbach ka gjetur edhe zgjidhjen ideale si ta mbushë stadiumin.

Plot 3 mijë “tifozë” ishin sot në stadium për të përkrahur skuadrën e tyre në derbin kundër Bayer Leverkusen.

Sigurisht, nuk janë perzona fizikë, por fotografi të tifozëve të cilat u vendosen në tribuna, për të dhënë përshtypjen që ndeshja po zhvillohet me tifozë.

Secili tifoz për “prezencën” në stadium ka paguar 19 euro. Për fatin e keq, Borusia humbi 1-3 në shtëpi, por gjesti i tifozëve ishte fantastik.

Kështu, përveç dhënies jetë stadiumit, tifozët e Monchengladbach i kanë dhënë jetë edhe skuadrës së tyre, duke e ndihmuar financiarisht me këto pagesa, sado që janë modeste.