JOQ Albania
Home

Shqiptarët të gjithë në karantinë/ Berisha: Kunati i Veliajt dasmë në Kalanë e Arbanës
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23/05/2020 17:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shqiptarët duhet ta kalojnë të dielën mbyllur në shtëpi sepse kështu dha urdhër, kryeministri Edi Rama.

Por sipas ish-kryeministrit Sali Berisha kjo gjë nuk vlen për të afërmit e gruas së Erion Veliajt.

Berisha ka publikuar në profilin e tij në Facebook mesazhin e një qytetari. Në këtë mesazh qytetari shkruan se kunati i kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj do të organizojë ceremoninë e tij të martesës ditën e nesërme.

Berisha ka shkruar se Erion Veliaj del mbi ligjet, sepse dasmat janë të ndaluara për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Madje shqiptarët e kanë të ndaluar edhe të futen në det.

Postimi i plotë:

Lal Plehu mbi ligjet dhe udhëzimet e narkoshtetit! Për të tjerët ndalohen Dasma dhe martesat, Lal Plehu zgjedh Kalan e Arbanës për të martuar nesër kunatin. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha. Zoti Berisha,ai klyshi lali eri,marton neser te keshtjella konti ne arbane kunatin e vet,dhe prandaj na bllokoi se zdo njerez se i ka ndaluar dasmat po vet duan me bo ket,flm shpresoj ta publikosh tja plasim ne fytyre ketij shteti flliqesire, Rrespekte.

Por, nuk kaloi shumë dhe Berisha e fshiu postimin, duke kuptuar se Veliaj nuk ka kunat, pasi bashkeshortja e tij është vajzë e vetme.