JOQ Albania
Home

Policët e Lleshit trajtojnë plazhistët si kriminelë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23/05/2020 16:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në kohën kur vendi ynë ndodhet në izolim për shkak të pandemisë së koronavirusit, ditët me diell dhe moti i ngrohtë kanë qenë tunduese për të gjithë.

Por kjo mesa duket është luks vetëm i politikanëve.

Në një video të ardhur pranë redaksisë JOQ Albania, në plazhet e Dhërmiut janë parë rreth 20 makina punonjësish të administratës, të cilët kishin mjete identifikuese (badge) të Bashkisë Tiranë.

Ata ishin të shoqëruar gjithashtu nga mbi 30 efektivë policie, të cilët kanë nxjerrë të gjithë plazhistët jashtë, me pretekstin e koronavirusit duke siguruar kështu një mjedis të sigurt për qeveritarët.

Kujtojmë gjithashtu se sipas rregullave, nxjerrja e shezlongeve jashtë duhet të bëhet vetëm nga hotelet përkatës, por pamjet filmike tregojnë komplet të kundërtën.

View this post on Instagram

🤔

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania) on