JOQ Albania
Home

Koronavirusi në Shqipëri/ Pipero: Në fund të këtij muaji mund të hapen edhe fundjavat
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23/05/2020 15:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero, në një lidhje direkte, ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë, se në fund të majit sugjerohet të hapen plotësisht edhe fundjavat.

Ai u shpreh se numri i rsateve të reja po shkon drejt një uljeje të qëndrueshme dhe se rastet janë asimptomatike në përgjithësi.

Strategjia jonë kundër Covid-19 duket se ka qenë efikase dhe gradualisht po shkojmë drejt fitores, tha ai.

Ndërsa kur u pyet për rikthimin e masave këtë fundjavë, ai argumentoi se ekziston rreziku i grumbullimit të njerëzve, çka rrit potencialin e një përhapjeje të mundshme të virusit.

Megjithatë ai tregoi optimizëm dhe tha se fundi i muajit, mund të na gjejë me masa të hequra dhe do të hapen të gjitha zonat e kuqe.

Gjithashtu ai foli dhe për protestat e fundit në vend, dhe theksoi se nëse pas një periudhe 10-14 ditore do të kemi raste të reja, do të thotë që lidhen pikërisht me to, pasi në tubime të tilla është e vështirë të respektohen rregullat e distancës sociale.