JOQ Albania
Home

Rrëmbimi në Korçë/ I riu tregon se si e ndoqi nga pas autorin dhe shpëtoi vajzën 4-vjeçare
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23/05/2020 15:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e frikshme ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, ku një i ri 20-vjeçar ka tentuar t'i rrëmbejë nga duart fëmijën 4-vjeç një nëne, në lagjen 17 rreth orës 22:00.

Fatmirësisht aksioni i të riut ka dështuar, pasi ishin banorët e zonësh që ndihmuan nënën.Ata lajmëruan policinë dhe pak minuta më vonë u bë i mundur arrestimi i autorit.

Xhoniel Qelemeni, një djalë dëshmitar i ngjarjes ka treguar se si e ndoqi nga pas autorin dhe ia mori vazjën.

Ai tha:

Nëna dhe vajza kaluan këtu në rrugë. Unë isha me dy shokë, po rrija tek bordurat, pashë një tip që kaloi këtu dhe vajti të rrëmbente çupën. Ne i tthirrëm dhe e ndoqëm nga pas, ndërkohë që ai vraponte i trembur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:20. Djalin nuk e njihja, e ndoqa me vrap derisa u lodh, më ndihmuan edhe shokët, e kapëm. Në ato momente erdhi policia. Nëna po thërriste, u tremb, u tromaks dhe vajza gjithashtu. Kjo nuk ka ndodhur më parë në këtë lagje.

Mësohet se i riu që tentoi rrëmbimin e vajzës, ka probleme të shëndetit mendor.