Njoftimi i djeshëm në Facebook i Kryeministrit Edi Rama për mbylljen edhe këtë fundjavë, shkaktoi reagime të shumta tek qytetarët pasi përkon edhe me festën e Fiter Bajramit dhe besimtarët myslimanë po privohen prej të drejtës për të bërë faljen e namazit në mbyllje të muajit të agjërimit.
Madje njoftimi i tij për këtë fundjavë është shumë minimalist sikur të ishte një status i një personi të zakonshëm dhe jo fjala e një drejtuesi shteti ndaj popullit:
KJO FUNDJAVË DO TË VIJOJË NJËSOJ SI E SHKUARA.
Kaq shkruan Kryeministri për 2 milionë e gjysmë shqiptarë.
Ndërsa njerëzit i janë vërsulur me komente, ku më shumë kanë spikatur besimtarët myslimanë, të cilët kërkuan lirimin e masave duke qënë se rastet me koronavirus në vend janë ulur ndjeshëm.
Nuk kanë munguar edhe komentuesit ironikë, të cilët më termin “njësoj si javën që shkoi” kanë përmendur Teatrin Kombëtar.
Ata kanë pyetur Kryeministrin Rama se cila ishte godina që do të prishej këtë fundjavë.
Të tjerë kanë shprehur shqetësim lidhur me platformën që kryeministri ka zgjedhur për të komunikuar me ta, përmes Facebook.