JOQ Albania
Home

Ish sportisti: Toka është e sheshtë dhe NASA një mashtrim i madh!
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23/05/2020 14:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-kampioni i boksit Carl Froch, i peshave të mesme, beson se bota jo vetëm që është e sheshtë, por edhe se agjensia hapësinore amerikane NASA, është false.

Sportisti 42-vjeçar mendon se të gjithë ne jemi të kapur në një gënjeshtër nga një elitë globale, dhe ai nuk është i vetëm në këtë mendim.

Në fakt, është raportuar se heroi i Ashes, Andrew 'Freddie' Flintoff është gjithashtu i të njëjtit mendim.

Froch tha:

Toka është e sheshtë, 100 %.Nuk ka asnjë provë të lakimit të Tokës, dhe kjo agjenci e rreme hapësinore NASA përdor imazhe CGI dhe të gjithë janë të ndryshëm.Unë po i shikoj ata duke menduar, rri në një minutë dhe ato më duken si si karikatura.

Sidoqoftë, ai nuk është vetëm në këtë mendim, pasi një sërë njerëzish besojnë se bota është e sheshtë dhe se të gjithë ne jemi duke u manipuluar.

Burimi:Ladbible|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania