Pasi thithi kokainë me hundë, Lefter Alla i jep tender firmës që ofroi 80 milionë më shumë se konkurrenti

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22.05.2020, 23:20

Ju kujtohet Lefteri i Bulqizës? Jo? Kujtohuni pak. Është ai tipi që i doli video e thithjes së kokainës me hundë në mes të lokalit pa e vrarë mendjen. Ky zotëri rezulton se përveç përdorimit të hundës në raste të tilla, është gjithashtu edhe kryetar i Bashkisë Bulqizë.

Si i tillë, Lefteri mund të organizojë tendera publikë dhe të shpallë fitues kë të dojë. Konkretisht një tender me numër reference REF-51393-02-24-2020 dhe me objekt ““Rikonstruksion Blloku Lagjia e Re Bulqizë“ i është dhënë bashkimit të dy kompanive që kanë ofruar jo vetëm vlerën më të lartë nga gjithë pjesëmarrësit e tjerë, por madje me një diferencë prej mbi 80 milionë lekë të vjetra.

Po, po, e lexuat pastër dhe qartë. Ndonëse një firmë tjetër kishte ofruar 80 milionë lekë të vjetra më pak, Lefteri i kokainës ia dha tenderin bashkimit të dy firmave “2AF ALBANIA GROUP & LIQENI VII”. Konkretisht këta operatorë ofruan vlerën 24.689.112 lekë të reja pa TVSH, ndërsa kompania me vlerën më të ulët e cila u skualifikua, ofroi 16.642.441 lekë të reja pa TVSH.

Por çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se vlera për objektin e tenderit është realisht e fryrë me të paktën 80 milionë lekë të vjetra, pra praktikisht kjo është shifra që do të shkojë qyl në xhepat e fituesëve.

Sipas një denoncimi pranë redaksisë JOQ Albania, mësohet se pronari i firmës 2AF ALBANIA GROUP është në fakt mik i kryetarit. Sipas denoncimit, mësohet se kryetari dhe miku i tij që fitoi tenderin, janë parë shumë shpesh bashkë në kafe e restorante.

Gjithashtu procedura e tenderit, gjithmonë sipas denoncuesit, është zhvilluar në një kohë pandemie ku normalisht nuk duhet të lejohej pasi operatorët kishin vështirësi në plotësimin e dokumentacionit për shkak të COVID-19. Pikërisht ky ishte dhe një nga shkaqet kryesorë në skualifikimin e firmave të tjera, në një kohë, që sipas denoncuesit pranë JOQ Albania, edhe vetë firma fituese ka mjaft mangësi në dokumentacion e plotësim kushtesh.

Ja pra, siç e shikoni, në një tender prej rreth 250 milionë lekësh të vjetra, rreth 80 milionë lekë të vjetra shkojnë në xhepat e fituesëve. Mjafton një rregull i thjeshtë treshi dhe merret me mend se sa është llokma në tenderat me vlerë shumë herë më të lartë. Bravo çuna!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit