JOQ Albania
Home

Futbolli italian në zi, ndahet nga jeta ish-trajneri i Interit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 22/05/2020 15:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një lajm i trishtë ka tronditur ditën e sotme futbollin italian. Ish-trajneri i njohur, Luixhi Simoni, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare.

Ai ka qenë një figurë e shquar e futbollit italian, pasi ka drejtuar dhjetëra skuadra të njohura.

Si futbollist Simoni ka luajtur me Torinon, Breshian dhe Xhenoa, Juventusin, Napolin, etj.

Ndërsa si trajner, vitet më të arta i ka pasur me Interin, madje ku fitoi edhe Kupën UEFA në vitin 1998.

Legjenda italiane ka ndërruar jetë pikërisht në datën që përkon sot me 10 vjetorin e tripletës së Interit.