JOQ Albania
Home

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 24-vjeçare ish-futbollisti i PSG-së
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 22/05/2020 13:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një lajm shumë i trishtë ka tronditur sot futbollin francez dhe jo vetëm. Ish-talenti PSG-së, Jordan Diakese, është ndarë nga jeta në moshën 24 vjeçare, ndërsa shkaku i vdekjes së tij ende nuk është bërë publik.

Lajmin për vdekjen e futbollistit francez e konfirmoi klubi i tij aktual, FC Furiani, nëpërmjet një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale.

Deklarata:

Me hidhërim të thellë njoftojmë për vdekjen e futbollistit tonë, Jordan Diakese. Një futbollist i shkëlqyer, një njeri që gjithmonë buzëqeshte dhe ndihmonte shokët e skuadrës. Klubi ynë është në zi. Ngushëllime familjes dhe miqve”.

Kujtojmë që para disa vitesh, Diakese ishte tek Akademia e PSG-së, por ka qenë i pafat, pasi nuk i dhanë asnjëherë mundësinë të debutonte me ekipin e parë të kampionëve të Francës. Ai gjithashtu ka luajtur për Francë U20 dhe U21.