JOQ Albania
Home

Nisin kunjat te Juventusi/ Ronaldos i kalon topi mes këmbëve, Dybala tallet
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 22/05/2020 8:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Juventusi i është rikthyer nomalisht stërvitjeve dhe po përgatitet për fillimin e Serisë A. Tashmë lojtarët stërviten në grup dhe kanë nisur edhe ngacmimet mes tyre.

Protagonistë ishin dy yjet e skuadrës, Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala.

Në ushtrimin “rondo”, ku futbollistët duhet ta pasojnë topin me një prekje dhe një futbollist është në mes, Cristiano Ronaldo e ka pësuar.

Ishte ylli portugez ai që duhet të fitonte topin, ndërsa Dybala&Co, po bënin pasime të shpejta.

Një top futet mes këmbëve të Ronaldos dhe kaq ka mjaftuar që Dybala të shpërthejë në të qeshura, si dhe të duartrokasë shokun e tij që turpëroi yllin portugez.