JOQ Albania
Home

Ish-arbitri i La Ligës: 90% të gjyqtarëve në Spanjë përkrahin Real Madridin, 10% Barcelonën
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 21/05/2020 22:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një nga gjyqtarët më të mirë që ka pasur La Liga viteve të fundit, Eduardo Iturralde Gonzalez, vjen me një deklaratë surprizuese që ka shkaktuar jo pak debat në Spanjë.

Deklarata e Eduardos lidhet direkt me dy skuadrat më të mëdha në futbollin spanjoll, Real Madrid dhe Barcelona.

53-vjeçari, i cili ka ndarë drejtësinë për 17 sezone në La Liga, në 291 ndeshje, ka bërë të ditur se gjyqtarët përkrahin Real Madridin dhe jo Barcelonën.

Ai tha:

90% përkrahin Real Madridin kurse 10% përkrahin Barcelonën. I pëlqen apo jo Barcelonës, 70% e popullsisë në Spanjë janë me Madridin, përjashto Kataloninë.

Këto deklarata të Iturralde Gonzalez kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi shpesh aluzohet se Reali ndihmohet nga arbitrat.