Prej më shumë se dy muajsh, për shkak të shpërthimit të koronavirusit, janë pezulluar thuajse të gjitha kampionatet e njohura eurpiane në futboll.
Lojtarët kanë zbatuar me rigorozitet karantinën, ndërsa ditët e fundit janë kthyer normalisht në stërvitje, duke parë që edhe kurba e virusit është ulur ndjeshëm.
Megjithatë, mungesa e berberëve, i ka bërë ata të ndryshojnë look. Pikërisht këtë të fundit kanë bërë dy lojtarët e Liverpoolit, Raberto Firminho dhe Sadio Mane.
Këta të fundit janë fotografuar në qendrën stërvitore ditën e djeshme, por vëmendjen menjëherë e ka marrë pamja e tyre, ku duket se rritja e flokëve i ka ndryshuar shumë.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me mesfushorin e Çelsit, Ngolo Kante, i cili është shfaqur në stërvitje me flokë të gjata, ndonëse nuk e kemi parë asnjëherë ashtu.
Kaq ka mjaftuar që fotot e këtyre futbollistëve të nisin të qarkullojnë në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar as talljet.