JOQ Albania
Home

Real Madridi i jep fund vuajtjeve, prenonton Mbappe dhe Haland për merkaton e verës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 21/05/2020 13:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edhe pse futbolli brenda fushave është ndërprerë që një kohë të gjatë, klubet jashtë fushave kanë punuar jo pak për afrimin e lojtarëve në merkaton e verës.

Vazhdimisht, pjesë e thashethemeve kanë qenë yjet më të mëdhenj të futbollit, ndërsa duket se kjo verë do jetë vërtet befasuese.

Sipas mediave spanjolle, Real Madridi ka gjetur zgjidhjen për të dalë njëherë e mirë nga kriza që po kalon këtë sezon. Ndryshimet nisin në repartin e sulmit ku duket e sigurt ardhja e Mbappe dhe Erling Haland.

"AS" ka tentuar të parashikojë se si do të duket formacioni i Real Madridit sezonit tjetër.

Formacioni i Real Madridit:

Portier: Thibaut Courtois

Mbrojtës: Dani Carvajal, Sergio Ramos, Rapahel Varane, Marcelo

Mesfushorë: Toni Kroos, Casemiro, Paul Pogba,

Sulmues: Kylian Mbappe, Erling Haaland, Eden Hazard