Bordi drejtues i Interit, duket ka vendosur si qëllim që ta bëjë një superfuqi ndërkombëtare në të gjithë botën si emër emrin e këtij klubi.
Madje, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në fusha të tjera.
Për ta bërë një gjë të tillë, Suning ka filluar të zgjerojë prodhimet e markës së Interit, duke dalë tërësisht nga bota e futbollit.
Kështu, në Kinë, kompania nëpërmjet faqes zyrtare ka hapur një dyqan të Interit ku nuk blen vetëm bluza e veshmbathje sportive.
Aty reklamohen dhe shiten gjëra nga më të ndryshmet, mes të cilave elektro-shtëpiake.
Kështu, në fazën e Suning gjen frigoriferë me logo të Interit, lavatriçe, soba apo kondicionerë. Gjithçka për të apasionuarit e kësaj skuadre të cilët tashmë mund të mobilojnë të gjithë shtëpinë e tyre me materialet e zikaltërve.