Tragjedia njerëzore e shkaktuar nga këshilltari VIP i Lali Erit, Luan Bregasi i “Birra Tirana”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.05.2020, 01:40

Në këto ditë të skandalit të prishjes së teatrit, në media u publikua ajo që u quajt “Lista e Turpit”, përkatësisht anëtarët e Këshillit Bashkiak që firmosën pa qenë prezent në një mbledhje, prishjen e Godinës së Teatrit Kombëtar.

Janë zv.ministra të rëndësishëm, drejtorë korporatash shtetërore me buxhet të majmë, familjarë të deputetëve të PS-së, ose oligarkë të lidhur fort me qeverinë.

Një nga këto emra është edhe nënkryetari i Këshillit Bashkik të Tiranës, Luan Bregasi.

Kreu i grupimit “Biznes Albania: është administrator i ndërmarrjes së Birra Tirana, vend ku muajt e fundit kanë ndodhur tmerre që Shqipëria nuk i kishte parë ndonjë herë.

Tmerre që janë denoncuar që në verën e vitit të shkuar.

Bëhet fjalë për një situatë të rëndë ku drejtuesit e Birra Tirana kishin larguar një numër të madh punonjësish nga më të mirët, vetëm se këta zbuluan dhe dokumentuan abuzimet e kompanisë me ligjin; përdorimin e kimikateve, apo edhe detyrimeve ligjore në lidhje me njoftimet e organeve tatimore të të gjitha veprimeve të kompanisë.

Veprimet arbitrare të drejtuesve të kompanisë që si shef kanë Luan Bregasin ҫuan në largimin arbitrar të një numri të madh punonjësish nga më të kualifikuarit.

Madje disa nga këto punonjës ishte pjesë e rrugëtimit shumë vjeҫar të kësaj ndërmarrje me emër e të markuar në treg, bëhet fjalë për teknologë të birrës, të cilët i larguan duke shkelur ligjin dhe duke nëpërkëmbur Kodin e Punës.

Disa nga këta punonjës ishin sëmurur në vendin e punës si pasojë e përdorimit të kimikateve, me sëmundje kancerogjene. Një sëmundje e përhapur në këtë kompani, që kapi disa nga punonjësit që janë marrë me procesin kimik të prodhimit të birrës.

Një nga këta punonjës ishte Fatmir Pema, i cili një javë më parë u nda nga jeta në moshën 56 vjeҫare, Një tragjedi e rëndë që preku jo vetëm familjen e të ndjerit por edhe kolektivin e tij dhe kolegët e Birra Tirana.

Fatmiri kishte më shumë se një vit që vuante nga kanceri, i marrë nga kimikatet në punë, i vërtetuar nga epikriza dhe i ndjekur edhe nga të sëmurë të tjerë, disa nga të cilët gjithashtu kanë humbur jetën si pasojë e kancerit.

Tragji-komedia e madhe është se vetëm kur vdiq Fatmiri, Luan Bregasi urdhëroi të lëvrohen rrogat e papaguara për babain e dy fëmijëve që vdiq në lule të moshës.

Ky rast nuk do të përbënte fenomen sikur të mos jetë përdorur rruga ligjore e duhur dhe të mos jetë bërë zhurmë në opinionin publik.

Ka një vit që janë bërë denoncimet në SPAK, por edhe mediat shqiptare të pakapura, ku “Pamfleti” ka pasqyruar me hollësi këto përplasje.

Sidomos kur ҫështja shkoi në gjykatë dhe ku ndodhi një proces i pazakontë në Gjykatën Administrative të Tiranës.

Një grup punonjësish kanë paditur një nga kompanitë më të rëndësishme të vendit, duke hapur një precedent që mund të shënojë edhe revolucion në fushën sindikale në Shqipëri, shkruan "Pamfleti". Një grup punonjësish të Birra Tirana, janë larguar prej disa muajsh nga puna prej drejtuesve të ndërmarrjes, duke shkelur sipas tyre çdo ligj e mbi të gjitha Kodin e Punës. Por punonjësit nuk kanë ndenjur duar kryq por kanë kryer të gjitha lëvizjet për ta denoncuar apo thënë më mirë për ta kontestuar këtë veprim të drejtuesve.

Megjithatë, siç në Shqipëri është tashmë një “standard” ku punëdhënësit ndihen fuqiplotë, është vënë në përdorim edhe forca e krahëve, ku drejtuesit kanë dhunuar punonjësit duke i larguar me forcë.

Por, kjo metodë ka hasur në “gozhdë” pasi disa nga punonjësit jo vetëm nuk janë dorëzuar, por kanë ndjekur të gjitha hapat e mundshëm ligjorë e institucionalë. Kanë ndjekur rrugën e Sindikatave, të ankimimit në agjencitë qeveritare, kanë denconcuar në Policinë e Shtetit, në prokurori e gjykatë dhe nuk janë dorëzuar.

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, ka dërguar pas sinjalizimit të punonjësve një kërkesë për Policinë e Shtetit dhe Inspektoratin e Punës, por situata ka hasur në vesh të shurdhër. Kompania për të shpëtuar nga kjo situatë ka akuzuar punonjësit për vjedhje, gjë që ata janë gati të përballen me fakte duke mos e pranuar këtë poshtërim.

Situata është acaruar aq shumë sa mund ta çojë këtë çështje në një precedent shumë të rëndësishëm për të drejtën sindikale në Shqipëri: ose fitojnë punonjësit ose këtu përfundimisht mund të vijojë statuskuoja e trajtimit përgjithësisht skllavëror të punonjësve nga koorporatat apo kompanitë në një vend si Shqipëria ku e drejta sindikale ka marrë ferra uratën edhe me izmin e qeverive, madje kryeministri e thotë jo rrallë për të joshur sipërmarrësit e huaj se ne s’kemi sindikata .

Por nuk bëhet fjalë thjesht për një të drejtë sindikale, pasi situata në Birra Tirana ka tronditur të gjithë ambientin, bëhet fjalë për një grup punonjësish që kanë shumë vite që kanë eksperiencë dhe janë larguar kur nuk kanë qenë dakord me disa metoda që zbulonin një zinxhir abuzimi e korupsioni.

E këtu kemi të bëjmë me njerëz publikë siç janë aksionerët e këtij biznesi si Shefikat Ngjela e Luan Bregasi, ky i fundit edhe me post të lartë në bashkinë Tiranë. Në Gjykatën Administrative ka nisur çështja për padinë e punonjësve, por gjykatësja Arjana Caca Gunbardhi, e cila nuk ka kaluar në vetting ka mbrojtur hapur Luan Bregasin dhe ka sorollatur punonjësit duke i kërkuar vula të njoma, ndërkohë që të gjitha dokumentet prej kohesh tërhiqen nga e-albania.

Disa nga punonjësit e Birra Tirana janë larguar nga Shqipëria pas kërënimeve nga “të fortët” që kanë përdorur edhe lidhjet me pushtetin.

Familjarët e njërit prej të ikurve, bëjnë të ditur se nuk do të tërhiqen, edhe pse e kanë larguar djalin nga Shqipëria pas kërcënimeve.

Petrit Pema është një pedagog në Universitetin e Durrësit, ku jep praktikën mësimore në degën e automekanikës duket shumë i irrituar. Ai është vëllai i Fatmirit që ndërroi jetë një javë më parë.

“Kam sinjalizuar autoritetet por në radhë të parë kryemneaxherin e ndërmarrjes zotin Bregasi, i cili më ka thënë që do të më takojë e më pas nuk ma ka varur.

Kemi shkuar në gjykatë, kemi kërkuar ndihmë nga ambasada amerikane dhe pres që çështja të shqyrtohet edhe nga SPAK pasi kemi të bëjmë me një korrupsion të nivelit të lartë, krim të rëndë fiskal por edhe ndaj njerëzve të lidhur me pushtet.

Fatmiri pak muaj më parë shprehej për Pamfletin se largimi është një skandal jo vetëm njerëzor, por ligjor pasi bëhet fjalë për abuzime të mëdha në kurriz të shtetit. Ai thotë se ruan diku dokumente që mund të trondisin jo thjesht një kompani por deri edhe rangjet e larta të shtetit. Nuk ka pranuar t’i nxjerrë deri tani pasi pret SPAK, dhe siç mësohet ka diskutuar edhe me zyrtarë të ambasadës amerikane në Tiranë.

Pra, për herë të parë, ligjisht kemi një përballje mes të fortëve edhe të thjeshtëve, punonjësve dhe punëdhënsve; në gjyq, një nxemje përpara asaj që SPAK do të nisë ligjërisht sipas premtimit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit