Në protestën e organizuar nga Aleanca për Teatrin e cila po u mbajt në sheshin para Ministrisë së Brendshmë, ka qenë e pranishme edhe Anna Shkreli.
Duket se vajza e zv.ministrit të Infrastrukturës Artan Shkreli dhe ish-deputetes se PS, Ledi Shamku, mbështet kauzën e artistëve.
Në protestë janë të pranishëm lider dhe përfaqësues të opozitës, por prania e Shkrelit është e çuditshme, ndonëse dihet që ajo është bashkëshortja e kreut të FRPD, Belind Këlliçit.
Protesta e artistëve vijon dhe drejtues të saj kanë bërë me dije se do të vazhdojë nesër përsëri pranë Prokurorisë së Tiranës.
