Çmimet në stratosferë, në kullat e Tiranës shitet një parkim mbi 40 mijë euro dhe një dyqan mbi 1 milion euro

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 20.05.2020, 09:25

Çmimet shumë të larta për blerjen e banesave, apartamenteve apo garazheve janë në disnivel të lartë me të ardhurat që kanë shqiptarët. Por pavarësisht kësaj vijon të ndërtohet dhe në të njëjtën kohë nuk ka ulje të çmimeve.

“Rritja e çmimeve ka qenë e nxitur nga paraja informale që ka hyrë , nga pastrimi i parave. Tani 200 -300 euro ka qenë e rritur për metër katror thjesht për përdorimin e burimeve të panjohura financiare”, tregon Ornela Liperi, eksperte ekonomie.

Po marrim një shembull të thjeshtë për të kuptuar se sa e vështirë është të bëhesh sot pronar i një banese, dyqani apo garazhi. Gjithmonë nëse flasim për njerëz që çdo gjë e kanë fituar konform ligjeve.

Le të shohim një nga çudirat që ndodh në Shqipëri, për të kuptuar se me çmimet që po operohet konkretisht nuk ke interes të blesh. Kryeqyteti ka problematikë sa i përket parkimit të makinave. Është e vështirë të gjesh parkim dhe nëse disponon një makinë gjëja e parë që të shkon në mendje është të blesh një garazh.

Të blesh një grazhd në një nga zonat e preferuara të Tiranës, kushton 40 mijë euro. Ky është një çmim tërësisht abuziv, që nuk e justifikon blerjen dhe mbi të gjitha nuk ka efiçencë në blerje. Pra, nëse një qytetar do të paguaj një post parkimi me pagesë mujore, që shkon rreth 10 mijë lekë në muaj, do të duhen mbi 50 vjet për të shlyer investimin e kryer për grazhdin, raporton topchannel.

Ambiente që jepen për zyra dhe dyqane gjithashtu kanë një çmim shumë të lartë. Edhe nëse je biznes nuk të intereson referuar logjikës ekonomike që të “murosësh” kaq shumë para për të blerë një dyqan. Çmimet e dyqaneve dhe të zyrave në qendrat tregtare janë në shifra marramendëse.

“Pjesa më e madhe e tyre janë me një deri në katër të punësuar, kështu janë rreth 90% e bizneseve. Këto kanë të ardhura minimale dhe janë për mbijetesë, pra kush do ti blejë gjithë këto zyra? Të blesh një zyrë 10 mijë euro metri katror, 100 metra kushtojnë një milionë euro. Dhe nga ana logjike e biznesit nuk shkon. E gjithë kjo fryrje e tregut nuk po justifikohet nga kushtet normale të tregut”, tregon Ornela Liperi, eksperte ekonomie.

Nëse sot një biznesmen ka 1 milionë euro me kesh apo me kredi, atëherë përse duhet të investojë në një dyqan 100m2, ndërkohë që me aq para mund të ndërtoj një pallat të tërë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit