JOQ Albania
Home

Kaos në Serinë A, futbolli nuk do rifillojë deri në datën 14 qershor
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 18/05/2020 21:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Situata në Itali vazhdon të jetë kaotike sa i përket rifillimit të futbollit. Presidenti i federatës Italiane ka dekretuar sot pezullimin e të gjitha aktiviteteve futbollistike në vend deri më datën 14 qershor.

Federata është prej kohësh në negociata me qeverinë italiane për të lejuar rifillimin. Gjithesesi, përderisa nuk ka një akord me qeverinë italiane, FIGC ka qenë e detyryar të dalë me këtë vendim.

Negociatat vazhdojnë dhe shpresohet që futbolli mos shtyhet më tepër se kjo datë, pasi Federata nuk e dëshiron këtë gjë, pasi do të ngjishte shumë ndeshjet e aktiviteteve kombëtare.

Në këtë pikë, palët mund të gjejnë lehtësisht akordin, për sa kohë që arrijnë të gjithë të firmosin protokollin që do t’i mundësojë të kthehen në fushë.