JOQ Albania
Home

Ish-mbrojtësi i Juventusit zbulon: Kam qenë i infektuar dhe nuk e dija, COVID-19 u dashurua me mua
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 18/05/2020 14:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-mbrojtësi i Juventusit, Martin Caceres i ka surprizuar të gjithë me lajmet e fundit që ka zbuluar. Lojtari uruguaian, ka zbuluar disa informacione që nuk kanë qenë të ditura rreth tij.

Mbrojtësi ka thënë se ka qenë i prekur nga virusi Covid-19, madje ai ka vuajtur nga ky virus për plot 60 ditë. Futbollisti i Fiorentinës mesa duket ishte pjesë e lojtarëve që ishin të infektuar, por u mbajtën sekret nga klubi.

Caceres tha:

Pa e ditur, unë kam pasur koronavirusin në trupin tim për 60 ditë. Unë kisha simptoma mes 8 dhe 15 marsit. Gjatë kohës kur stërvitesha në shtëpi, ndjeja diçka në mushkëri. Mjekët më thanë të jem në karantinë dhe se do të kalonte pas 20 ditëve. Ndoshta virusi u dashurua në mua. Dje, unë dola negativ pasi iu nënshtrova testeve. Po ndihem si i ri”.

Padyshim që duke dëgjuar rrëfimin e Caceres, ky është një nga rastët më të çuditshme që i ka ndodhur ndonjë sportisti deri më tani, në kohën e virusit Covid-19.