Në mënyrën më tinëzare të mundshme, "Rilindja" arriti të shembë Teatrin Kombëtar, duke realizuar 'ëndrrën 20-vjeçare' të kryeministrit Rama.
Policia e Lleshit ushtroi dhunë barbare ndaj aktorëve dhe mbështetesve të shoqërisë civile kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, pamje të cilat bënë jehonë në mbarë mediat ndërkombëtare.
Artistët dhe qytetarët u tërhoqën zvarrë nga xhandarmëria e "shtetit diktatorial" të sapoformuar, si të ishin kriminelë.
Në një video të publikuar në media, shihet momenti ku aktori Ervin Bejleri përplaset me policët që e shtyjnë.
Ai shpreh gjithë indinjatën dhe revoltën e tij ndaj burrave me uniformë, të cilët sot shkelën mbi dinjitetin e tyre, duke zbatuar urdhrat mizorë të dyshes Rama-Veliaj.
Ndër të tjera ai dëgjohet të thotë: