JOQ Albania
Home

Maradona nuk i mban dot lotët: Ndihmojini njerëzit të ushqehen
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 16/05/2020 21:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Legjenda e futbollit argjentinas dhe atij botëror, Diego Armando Maradona njihet nga të gjithë edhe si një njeri i thjeshtë, që nuk jeton mes luksit dhe ka një zemër të madhe.

Ai i del gjithmonë në mbrojtje të njerëzve të varfër dhe popullit të thjeshtë. Varfërinë e ka provuar në lëkurën e tij dhe e di mirë se çfarë do të thotë të mos ushqehesh si duhet.

Së fundmi, 59-vjeçari vjen me disa fjalë prekëse duke i emocionuar të gjithë me thirrjen e tij, teksa nuk mungojnë as lotët.

Maradona shprehet:

Ndihmojini njerëzit të ushqehen. Nuk e them diçka të tillë për show, i kam kaluar vetë këto vështirësi. Kam vuajtur shumë në Villa Fiorito (provincë e Buneos Aires, vendi ku është rritur Diego).

Kujtojmë që Maradona, i cili është edhe trajneri i Gimnasia La Plata ishte ndër të parët që pranoi uljen e rrogës prej krizës së shkaktuar nga koronavirusi.