JOQ Albania
Home

Pamje nga aksidenti i rëndë/ Burri i shtrirë në tokë pa ndjenja dhe i mbuluar në gjak, qytetari: Ambulanca u vonua
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16/05/2020 17:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një qytetar ka shkruar pranë redaksisë së JOQ Albania dhe ka treguar për një ngjarje të rëndë, që ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit.

Ai thotë se një burrë ka hapur derën e makinës dhe aksidentalisht rrëzoi një person që ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Qytetari shkruan se personi humbi ndjenjat dhe i ka dalë gjak nga koka si pasojë e përplasjes në tokë.

Më tej ka treguar edhe skandalin që ka ndodhur. Qytetari ka shkruar se ambulanca është vonuar diku të 20 minuta për të ardhur dhe ka shtuar se edhe po të kishin ardhur në këmbë do kishin mbërritur më shpejt.

Po ashtu qytetari ka dërguar edhe pamje nga vendi ku ka ndodhur aksidenti.

Mesazhi i plotë:

pershendetje joq sot ne lagjen nr17 ne durres nje burr hapi deren e makines dhe perplasi nje person me biciklet i te cilit i ra te fiket dhe po i dilte gjak nga koka ambulanca u vonua diku te 20 minuta dhe ne kemb te vinin do kishin ardhur me shpejt.