JOQ Albania
Home

COVID-19 po ndryshon futbollin, lojtarët në Gjermani nuk përqafohen dot pas golit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 16/05/2020 15:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Futbolli është kthyer përfundimisht ditën e sotme në Gjermani.

I pari kampionat që zbriti në fushë ishte “Bundesliga 2”, ndërsa i veçantë ishte momenti në ndeshjen ku Bochum arriti të fitojë me rezultatin 3-0 ndaj Heidenheim.

Vëmendjen e ka marrë goli i parë i vendasve, i realizuar në minutën 10 nga ana e Losilla.

Ky i fundit e ka dërguar topin në rrjetë me kokë, pas daljes së gabuar të portierit kundërshtar.

Gëzimi dhe adrenalina e përshkruar në trup te lojtarët e Bochum ishte e madhe, por menjëherë sapo shkuan në cepin e fushës, e kuptuan se nuk duhej të përqafoheshin.

Futbollistët nuk e kanë prekur njëri-tjetrin në atë moment dhe ka pasur vetëm një përgëzim me bërryl. Koronavirusi po ndryshon totalisht futbollin.