JOQ Albania
Home

Rrëfimi prekës i tifozit spanjoll: Më duhet të shes daullen që të ushqehem
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 16/05/2020 11:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Manolo është një nga tifozët më të famshëm të kombëtares së Spanjës. Prej shumë vitesh, ai shëtit të gjithë botën me daullen e tij në ndjekje të përfaqësueses iberike.

Megjithatë, kohët e fundit, Manolo nuk është i lumtur. Koronavirusi ka goditur fort ekonominë në Spanjë dhe as Manolo nuk i ka shpëtuar dot.

Ai kishte një lokal shumë pranë stadiumit të Valencias, i kthyer në pikë turistike. Por tashmë ai është i mbyllur prej më shumë se dy muajsh dhe me kthimin e ndeshjeve me dyer të mbyllura në stadiume, pakkush do t’i afrohet lokalit të tij.

Ndaj tifozi i njohur spnajoll, edhe pse nuk do të dëshironte kurrë, mund të jetë i detyruar të heqë dora nga daullja historike e qindra ndeshjeve.

Mes lotësh ai u shpreh:

Nuk kam asnjë të ardhur pasi lokali është i mbyllur, kam 800 euro pension shtetëror dhe duhet të paguaj 420 euro qera. Situata ime ekonomike është shumë e keqe. Në këto muaj kam humbur shumë para pasi nuk mund të hapja lokalin, nuk mund të bëja asgjë. Do të më duhet që të shes daullen që të kem për të ngrënë. Kam thënë gjithmonë që nuk do ta shisja kurrë, por në disa raste më kanë ofruar para për të dhe mund të heq dorë. Sinqerisht nuk di se çfarë të bëj.