JOQ Albania
Home

Starton sot epoka e futbollit higjenik, nis me Bundesligën gjermane
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 16/05/2020 9:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sot nis epoka e futbollit higjienik. Tingëllon e çuditshme ,por sot nis nën masa të rrepta sigurie një prej pesë kampionateve kryesore në botë, Bundesliga. 50 faqet e protokollit shëndetësor kanë përcaktuar deri në detajet më të vogla sjelljen e 300 aktorëve që do të hyjnë në stadium.

Por akoma më interesante është pjesa e faqeve për sjelljet e lojtarëve: të mos pështyhet, pihet nga shishja e një shoku apo kolegu dhe të mos festohet duke u përqafuar, apo thjesht duke bashkuar shuplakat.

Edhe gjatë zëvendësimit, lojtari që hyn dhe ai që del do përshëndeten në distancë. Të gjithë të tjerët po, përfshirë rezervat (që do të qëndrojnë ulur 1.5 metra në distancë nga njëri-tjetri) dhe trajneri.

Futbollsitët janë këshilluar që të mbërrijnë në stadium me makinat e tyre personale dhe në çdo rast, klubet duhet të përdorin më shumë se një autobus për të shmangur mbipopullimin në bord. Topat do të dezinfektohen përpara dhe gjatë ndeshjes.

Por kujdes duhet të tregojnë edhe aktorët e tjerë protagonistë jashtë fushe: kameramanët do të ndahen nga një barrierë pecikllasi dhe e njëjta gjë do të ndodhë edhe gjatë intervistave.

Do të lejohen 23 gazetarë televizivë dhe 10 të shtypit të shkruar. Në tribunë, delegacionet e skuadrave do të përbëhen nga vetëm 8 persona, ndërsa ato të miqve nga 4. Por do të lejohen edhe 8 pjesëtarë të stafeve teknike.

Në fushë, do të ketë 5 arbitra, 22 lojtarë, 18 rezerva, 20 mes trajnerëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, 4 djem që mbledhin topat, 3 persona të higjienës, 3 fotografë, 4 mjekë dhe 15 kameramanë.

Kur të bjerë vërshëllima e parë sot për rifillimin e kampionatit gjerman, tifozët do të vënë re shumë pak ndryshime nga televizori. Por më poshtë janë 10 faktet më të rëndësishme që duhet t’i dini para se të uleni sot para TV për të ndjekur Bundesligën.