JOQ Albania
Home

Autoriteti i Konkurrencës zbardh abuzimet e Armand Dukës: I shiti të drejtën e TV kompanisë së tij
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 15/05/2020 19:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Autoriteti i Konkurrencës ka goditur sot rëndë FSHF-në sa i përket dy çështjeve shumë thelbësore që kanë lidhje me të ardhurat që ajo gjeneron nëpërmjet të drejtës televizive dhe shitjes së biletave për ndeshjet e përfaqësueses.

Hetimi i nisur në vitin 2018 është finalizuar me një dënim për institucionin e futbollit pasi janë konstatuar shkelje të shumta në të dy procedurat, duke filluar nga paligjshmëria, për të vazhduar me konfliktin e hapur të interesit e më tej me abuzime me çmimet.

Në dokumentin e siguruar nga VIP Sport bëhet e qartë se në të dy rastet e fundit kur është bërë shitja e të drejtës TV për futbollin shqiptar, janë bërë disa shkelje sa i përket respektimit të rregullave të konkurrencës kombëtare e ndërkomëbtare, ashtu si dhe ka abuzime sa u përket reklamave të cilat i shtohen nëj konflikti interesi të dukshëm. Të gjitha abuzime të cilat do i renditim me radhë në shkrimet në vijim.

Njëkohësisht, FSHF rezulton se ka abuzuar me çmimet e biletave për ndeshjet e Kombëtares, duke i vendosur shumë më të larta pa asnjë argumentim llogjik përtej përfitimit financiar të këtij institucioni.

Vendimi për ndëshkmin e FSHF-së me gjobë dhe detyrimin e ndryshimit të dispozitave të saj sa i përket këtyre pikave është dhënë më datë 14 maj, duke nisur një etapë të re për kthimit në normalitet të FSHF që ka vepruar shpesh në kudnërshtim me ligjet e shtetit shqiptar.