Sot rreth orës 16:05 një fëmijë vetëm 8 vjeç humbi jetën tragjikisht në një rezervuar në “Parkun Japonez” në Korçë.
Informacionet bëjnë me dije se policia dhe zjarrfikësit kanë mundësuar nxjerrjen e trupit të pajetë të vogëlushit ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të saj.
Korçë, informacion paraprak:
Më datë 14.05.2020, rreth orës 16:05, në lagjen nr.3, në një rezervuar tek “Parku Japonez”, dyshohet të jetë mbytur një fëmijë rreth 8 vjeç (i seksit mashkull) ende i paidentifikuar.
Shërbimet e zjarrfikses dhe policisë bënë të mundur nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës, si edhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
