Biznesmeni Lul Morina, ndërtim pa leje në Dhërmi. Shteti mbyll sytë para “bosit”

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 12.05.2020, 07:58

Biznesmeni Julian Morina, pronar në dy komplekse turistike në Dhërmi, duket se nuk mund t’i shpëtojë tendencës për të ndërtuar pa leje në zonën bregdetare e konsideruar si perlë e Jugut, nën neglizhencën totale të autoriteteve shtetërore.

Biznesmeni ka ndërtuar disa vite më parë kompleksin “Morina Palace”. Më vonë, në të njëjtin territor ka nisur ndërtimin e kompleksit të viletave “Drymades Dream”, së bashku me dy vëllezër indianë, të cilët ishin në kërkim, pasi akuzoheshin në vendin e tyre për mashtrim, raporton boldnews.

Në mes të këtyre dy objekteve, Julian Morina ka ndërtuar një ngrehinë dy-katëshe, rreth 60 metra e gjatë, për të cilën “Boldnews.al” ka mësuar se është tërësisht pa lejen e organeve kompetente.

Redaksia ka siguruar gjithashtu edhe foto nga kjo ndërtesë, e cila është “fshehur” mes hotelit funksional “Morina Palace” dhe kompleksit që është në ndërtim “Drymades Dream”.

Kjo godinë dy-katëshe, pavarësisht se nga fotot duket se nuk është në standartin e hotelit luksoz, gjithësesi ajo mund të shërbejë shumë mirë për të mirëpritur pushues, të cilët kanë treguar se nuk e kanë aspak problem të shpenzojnë shuma të mëdha për të shijuar mrekullinë e bregut të Himarës.

Godina pa leje është e dukshme me sy të lirë nga kushdo që kalon në zonën mes “Morina Palace” dhe “Drymades Dream”.

Inspektorët lokalë të policisë dhe të Bashkisë së Himarës duhet ta kenë shumë të thjeshtë për ta konstatuar ndërtimin pa leje.

Por, deri më tani, duket se autoritetet shtetërore kanë zgjedhur që të “mbyllin sytë” përpara biznesmenit, për të cilin, siç përmendet në fshatin jugor, ka lidhje të ngushta me kryeministrin Edi Rama dhe vëllain e këtij të fundit, Olsi Rama.

Ndërkohë, kronikat televizive janë mbushur me “super-angazhimin” e policisë për të identifikuar të rinj që “thyhen” rregullat e karantinës dhe dolën bregut të detit për të shijuar ajrin e pastër.

LEXO EDHE Dokumenti/ Komisionerja e Vetingut, Alma Faskaj, e shkarkuar nga KLD për paaftësi e shkelje ligjore

Por, të njëjtën zyrtarë policorë, të cilët përndoqën të rinjtë, nuk kishin aspak mundësi të hidhnin vështrimin mbi ndërtimin gjigand pa leje të Lul Morinës.

Efektivët e policisë nuk mund të guxojnë të shohin paligjshmërinë e biznesmenëve, për të cilët thuhet se kanë lidhje me kryeministrin. Uniformat blu janë të detyruara të merren me “thyerjen e karantinës”, për të mos penguar paligjshmëritë e “bosëve” të ndërtimit dhe bregdetit, raporton boldnews.

Banorët e Himarës kanë një arsye më tepër për këtë neglizhencë të policisë. Sipas tyre, “paprekshmëria” e Lul Morinës “garantohet” në terren nga Drejtori i Policisë së Qarkut Vlorë, Artion Duka.

Biznesmeni Julian Morina (Lul Morina) ka qenë edhe më parë personazh i kronikave problematike. Trualli mbi të cilën po ndërtohet “Drymadhes Dream” ka pasur probleme me pronësinë, referuar raportimeve të ndryshme mediatike.

Megjithatë, konflikti është zgjidhur në favor të kompanisë që po ndërton kompleksin turistik.

Kompania “Drymades Dream” është regjistruar në vitin 2017 nga Jorgji Ruci dhe Besnik Dervishi, ish-prefekt i Vlorës dhe aktualisht Komisioneri për të Drejtën e Informimit.

Më pas, kompania iu shit Julian Morinës. Ky i fundit, në Janar 2019 ia shiti 50 përqind të aksioneve kompanisë “Laxmi reale estate & investment”, që drejtohej nga vëllezërit me shtetësi indiane, Nitin dhe Chetankumar Sandesara.

Në kohën që ata u shpallën në kërkim, vëllezërit nga India nënshkruan një kontratë shkëmbimi trualli me biznesmenin Julian Morina.

Vëllezërit Sandesara hoqën dorë nga pjesa e tyre në “Drymades Dream”, duke ia kaluar aksionet e tyre në pronësinë e shoqëria “Rinia 04”, e cila është në pronësi të Julian Morinës. Ky i fundit u dha një truall tjetër në Tiranë biznesmenëve indianë.

Nëpërmjet këtyre transaksioneve, biznesmeni Julian Morina është zotërues 100 përqind i shoqërisë “Drymades Dream”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit