Biznes-maska “Eral” e Afrim Qendros së Unazës, ka përlarë 22 milionë Euro tendera rrugë, shkolla, pedonale, ujësjellësa

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11.05.2020, 14:49

U harrua Afrim Qendro, për përmbytjen e Tiranës në shtator 2002; me hapjen e Digës së Liqenit Artificial, duket po harrohet nga drejtësia edhe për tenderin 20 milionë euro/1800 metër Unaza e Re, së bashku me Gjiknurin e trafikantin Bashkim Ulaj.

Por emri dhe “vepra” e Afrim Qendros me tenderët, është rishfaqur përsëri këto ditë; në një raport konfidencial të përgatitur nga DSIK në bashkëpunim me agjencitë e SHBA-BE; për gjurmimin e parave dhe bizneseve të zyrtarëve, që janë dënuar ose janë në hetim për korrupsion, raporton pamfleti.

Ish-drejtori i rrugëve, Afrim Qendro, rezulton të ketë biznes ndërtimi, shitje makinash, gomash e administrim pyjesh, me emrin “Eral Construction Company”; por të maskuar pas dy familjarëve të tij Gramoz Qendro e Ervin Qendro.

Ai është futur në raportin anti-korrupsion, për shkak se në vitin 2002, është arrestuar e dënuar me burg; për hapjen e Digës së Liqenit të Tiranës, duke përmbytur gjithë zonën “Tirana e Re”.

Nuk ishte “gabim njerëzor”, por skemë e bërë së bashku me Edi Ramën e Blendi Gonxhen, si mundësi për të sajuar një tender rehabilitimi e dëmshpërblimi dëmesh në vlerë 4 milionë euro.

Po kështu, në raportin e hetimit pasuror, Afrim Qëndro është futur edhe për shkak se është nën hetim penal, lidhur me falsifikimet e tenderit 20 milionë Euro tek Unaza e Re.

Pas këtij skandali, kryeministri Edi Rama e shkarkoi nga detyra duke e ka lënë përsëri brenda zyrave të ARRSH, me post “N/drejtor”; por DSIK dhe agjencitë e SHBA-BE, kanë zbuluar se ai përlanë edhe tendera nga fondet publike, nëpërmjet firmës “Eral Construction Company”.

Kjo firmë, ka nisur të marrë tendera në shtet, pas muajit janar 2014, kur Afrim Qendro u bë N/drejtor i Rrugëve e më pas drejtor; duke e bërë firmën e tij, përfituese kryesore të tenderëve që sajonte vetë për rrugë fshatrash, por dhe nëpër bashki, FSHZH e kudo ku kishte pushtet “rilindja”.

Nga janari 2014, deri në muajin nëntor 2019, kompania “Eral Construction Company”, ka marrë 215 tendera me vlerë 19 milionë euro ndërtime dhe 3 milionë Euro tendera shitje gomash, makinash e pajisjesh ndërtimore.

Sipas të dhënave, tenderët i ka marrë me vlerën 30-40% më të lartë se kostoja reale; ndërsa tenderët e qirave për pyje dhe objekte nga shteti, i ka marrë me vlerë 5-10 herë më të ulët se çmimi tregut e pa garë.

Kujtojmë tenderin e dhënë nga FSHZH në datën 4 tetor 2019, me objekt: Përmirësim i infrastrukturës në fshatin Qerret-Kavajë; caktuar nga Dritan Agolli e Erjon Braçe, në vlerën 125 milionë e 48 mijë lekë pa TVSH; ose 2 herë më tepër se vlera e shpallur në fillim 560 mijë euro me TVSH, por shtuar për të … vjedhur. Kaq për sot.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit