Veliaj i dha monopolin e taksive elektrike, kush është miku dhe vartësi i Endri Fugës që e përfitoi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.05.2020, 20:40

Një investigim ka zbuluar se si Endri Fuga, i njohur ndryshe si "truri" i propagandës rilindase, në bashkëpunim me kryebashkiakun Erion Veliaj, ka nisur të shpërblejë edhe miqtë e vartësit e tij, duke i ndihmuar se si të gjenerojnë miliona para.

Gjithçka nisi në 23 nëntor të vitit 2017, kur në Këshillin Bashkiak të Tiranës u miratua një vendim, i cili u jep 'përparësi' taksive elektrike në raport me pjesën tjetër të taksive që operojnë në kryeqytet.

Sipas këtij vendimi, taksitë elektrike do të mbajnë ngjyrën e bardhë me logo jeshile, për t'u diferencuar nga pjesa tjetër e taksive të zakonshme, të cilat janë të verdha.

Ky vendim u kritikua nga anëtarët e opozitës në Këshillin Bashkiak, të cilët vunë në dukje se u kalua me shpejtësi dhe pa transparencë.

Në vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës thuhej:

Bashkia e Tiranës nëpërmjet ndryshimit të ngjyrës së taksive 4+1 elektrike, kërkon të promovojë dhe nxisë rritjen e numrit të taksive elektrike si dhe të ndërgjegjësojë qytetarët të përzgjedhin për udhëtim mjete, të cilat nuk ndotin ajrin.

Menjëherë pas miratimit të vendimit, në rrugët e Tiranës kanë nisur të qarkullojnë taksitë e para elektrike, të cilat i përkasin të gjitha të njëjtës kompani. Ajo quhet Green Taxi, me aksioner të vetëm, Endrit Mashën, i cili rezulton të jetë edhe kreu i komunikimeve dixhitale, në departamentin e Komunikimeve në Kryeministri, pra vartës i Endri Fugës. Burime konfidenciale thanë për Syri.net se Masha njihet për miqësinë e tij të ngushtë me Fugën, por edhe vetë Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Por ajo që vlen të theksohet është se sa para ka përfituar ky "lëpirës" i Fugës dhe Veliaj ndër vite me aktivitetin e tij? Sa para do të gjenerojë pasi Bashkia e Tiranës të nisë favorizimin e taksive elektrike, gjë e cila pritet të ndodhë dhe së shpejti, duke parë "tendencat" e Veliajt sa i përket kësaj çështjeje.

Sponsorizimi nga Velia

Green Taxi është një kompani e re e krijuar në prill të vitit të kaluar. Ajo e përshkruan veten si kompania e parë në tregun shqiptar me një flotë makinash elektrike. Ngritja e rrufeshme e Green Taxi nuk është e rastësishme. Në Shtator të vitit të kaluar, kompania u promovua nga vetë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

“Më vjen mirë që sot kemi kompani taksish, të cilat janë 100% elektrike. Nëse do udhëtoni me taksi përdorni një nga taksitë elektrike, kanë të njëjtin çmim, por ama i kemi shpëtuar natyrës dhe fëmijëve të këtij qyteti një ndotje të jashtëzakonshme”, tha Veliaj për kompaninë e mikut të tij, Masha.

Syri.net nuk mundi të verifikojë procedurat e liçencimit të saj nga Bashkia e Tiranës. Por miratimi i shpejtë i vendimit për diferencimin e taksive elektrike në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe shfaqja menjëherë pas tij e kompanisë Green Taxi në rrugët e Tiranës, ngre dyshime të mëdha.

Për shkak të politikave mjedisore, Bashkia e Tiranës, pritet të kalojë të tjera vendime, të cilat do të favorizojnë taksitë elektrike. Dyshimet janë se Bashkia ka filluar që tani të krijojë monopolin e taksive elektrike të Tiranës, pas të cilit qëndron miku i ngushtë i Endri Fugës, por edhe vetë kryetarit të Bashkisë, Erjon Veliaj.

Shoqata e Taksive kundër

Tregu i taksive në Tiranë është i mbipopulluar. Vendimi për liçencimin e një kompanie të re është kundërshtuar nga Shoqata e Taksive. Sipas tyre, kalimi tek taksitë elektrike mund të bëhej gradualisht nga kompanitë që kanë liçencat ekzistuese dhe jo përmes dhënies së një liçence të re. Por këto kundërshtime nuk janë marrë parasysh.

Vendimi i Këshillit Bashkiak, që diferencon taksitë elektrike nga pjesa tjetër e taksive duket se i ka hapur rrugën monopolizimit të taksive elektrike në kryeqytet. Pikerisht ne duart e njerezve te afert me Fugen dhe vetë Veliajn.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit