Ra nga skela duke punuar, rrëqeth djali i 63-vjeçarit: Punonte ende se donte të siguronte pensionin

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 08.05.2020, 18:43

Mëhill Perpepaj, 63 vjeç humbi jetën tragjikisht ditën e djeshme teksa ishte duke punuar në një pallat te “Fusha e Aviacionit”.

Ditën e sotme ka folur për “Shqipëria Live” djali i tij, Lulëzimi, i cili prej disa muajsh ndodhet në Itali, dhe ka treguar se lajmin e hidhur e mësoi nga vëllai.

Më mori vëllai në telefon dhe më thotë, vëlla bëhu i fortë sepse ka humbur jetën babi.

Ai tha se babai kishte më shumë se 20 vite që punonte në ndërtim. Edhe pse ishte 63 vjeç, ende punonte, sepse dëshironte të përfitonte pensionin.

Ka qenë i fortë, i kujdesshëm, vetëm ai punonte në shtëpi. Ka pasur raste kur ka pësuar gërvishtje të vogla, te këmbët, duart. Pajisje nuk ka pasur. Babai im hipi 12 kate dhe duhet të kishte sigurim sepse siç vdiq ai mund të vesin edhe shumë të tjerë.

Lulzimi tregon dhe momentin se si babai i ka ndërruar jetë:

Kam folur me një kushëri dhe më tha që ka qenë duke punuar në kat të 12. Më tha që ka rënë 3 kate më poshtë dhe shokët që e kishin parë, kishin thënë ka mbaruar. Nga tronditja nga lartësia, plus edhe mosha. Isha duke punuar, e kisha lënë celularin në karikim më kishte rënë vëllai, motra. E pashë më pas, mora në telefon vëllanë dhe më tha bëhu i fortë sepse ka humbur jetën babi. Mu duk e pabesueshme sepse flisnim në telefon çdo natë. Kishte tre javë që kishte filluar punë. I pata thënë që ki kujdes babi, ruaj veten nga virusi, nga skelat. Babi kishte 20 e ca vite që punonte në ndërtim. Kisha frikë sepse edhe mosha 63 vite, ai shkonte me shumë për të mbyllur sigurimet. Ka pasur raste kur ka pasur gërvishtje të vogla, tek këmbët ose tek duart, por ka qenë dhe i kujdesshëm, ka qenë shumë i fortë. Punën e dinte si bëhej se ka pasur shumë vite, por ka qenë e shkruar kjo gjë. Pajisje nuk kanë pasur. Babai im hipi 12 kate dhe duhet të kishte siguri, sepse siç vdiq ai mund të vdesin edhe të tjerë. Tregonte vazhdimisht që për moshën që kishte, puna ishte e lodhshme, prej hallit punonte sepse vetëm ai ishte në punë. Unë në janar kam filluar punë në Itali dy muaj në shtëpi. Ka afërsisht një vit duke punuar në atë kantier. Babai nuk vuante nga asgjë. S’ka qenë ndonjëherë në spital. Skela duhet të jetë e kapur me paletë, të ketë kokore, litar sigurie. Babai im paguhej 29 mijë lekë të vjetra në ditë, punonte edhe të dielave.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit