Futbolli në Gjermani po përgatitet të rinisë edhe pse rastet e koronavirusit vazhdojnë të jenë aktive, madje edhe në sektorin e këtij sporti.
Gjatë ditës së djeshme kanë rezultuar 10 lojtarë pozitiv me koronavirus në futbollin gjerman.
"Top Channel" shkruan se në mesin e personave të infektuar është edhe Skerdilajd Curri, ish-lojtari i Shqipërisë, i cili ka rezultuar pozitiv në testin e dytë. Lajmin e konfirmon vetë klubi gjerman nëpërmjet një njoftimi zyrtar.
44-vjeçari nga Kavaja, në të kaluarën është aktivizuar me Besën dhe Partizanin në Superiore.
Aktualisht ish-mesfushori është pjesë e stafit të klubit gjerman Erzgebirge Aue.
Në këtë mënyrë klubi ka vendosur që të izolojë të gjithë stafin dhe ti monitorojë të gjithë me rradhë, ndërsa stërvitja ka ndaluar.