Ndërroi jetë në krahët e të shoqit, si e shkaktoi vdekjen e gruas 42-vjeçare pilula kontraceptive

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.05.2020, 01:32

Një grua ka humbur jetën tragjikisht gjatë një udhëtimi me familjen e saj.

42-vjeçarja, Zoe Williams, e cila ishte nënë e një vogëlushi 11-vjeçar, vdiq nga një mpiksje gjaku e shkaktuar nga konsumimi i një pilule kontraceptive që përdoret për udhëtimet e gjata.

Ajo humbi jetën pak ditë pasi kishte mbërritur në San Francisko, me burrin e saj, Jason, 45-vjeç dhe djalin e tyre 11-vjeçar.

Zoe Williams jetonte në Caerphilly, në Uellsin e Jugut. Mjekët amerikanë i thanë burrit të së ndjerës se ajo vdiq nga një trompozë e venave të thella në mushkëri (DVT), shkak i së cilës u bë pilula.

Pilula kontraceptive mendohet se rrit rrezikun të mpiksjes së gjakut në vena, ndonëse NHS pretendon se nuk ka rrezik të lartë.

Burri i 42-vjeçares së ndjerë tha:

Ne zbuluam që ajo kishte një mpiksje gjaku në mushkëri, e cila ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga pilula e saj kontraceptive dhe fluturimi i gjatë. Humbja e saj ka lënë një boshllëk të madh në jetën, që nuk mund të zëvendësohet kurrë. Unë nuk arrij dot të kuptoj se pse duhet t'i ndodhte një gjë e tillë asaj.

Jason iu dërguan rezultatet e autopsisë pasi Zoe humbi jetën në muajin nëntor.

Ai tregoi se si çifti dhe djali tyre Haydn, 11-vjeç, fluturan drejt San Francisco më 26 tetor.

Të nesërmen ajo i tha burrit se ndjehej e lodhur dhe se e kishte të vështirë të ecte, por mendoi se kjo ishte për shkak të fluturimit të gjatë.

Ai tha:

Të gjithë dolëm nga dhoma e hotelit dhe ajo eci pak metra dhe u shemb përtokë. Ajo tha se thjesht ndjehej e lodhur dhe na tha të vazhdonim dhe se do të qëndronte në hotel për të fjetur, por ajo nuk dukej aspak mirë. Ajo kishte frikë se kjo po i shkaktohej nga një sëmundje që e kishte kaluar 20 vjet më parë, e cila sulmon qelizat në sistemin nervor.

Jason solli një mjek për të parë gruan e tij në ditën e tretë të pushimeve.

Të tre ishin gati për t'u kthyer në Mbretërinë e Bashkuar në 2 nëntor. Zoe përdori një karrige me rrota për të hipur në aeroplan, por familjes iu tha që ajo nuk ishte në gjendje për të fluturuar. Çifti u kthye sërish në hotel dhe planifikuan që të shkonin në spital ditën tjetër.

Burri i saj u shpreh:

Fatkeqësisht, ajo u përkeqësua atë natë. Ajo tha që nuk mezi po merrte frymë. Unë lajmërova ambulancën, por ajo ndërroi jetë në krahët e mi përpara se ata të arrinin në hotel.

Burimi: Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit