Njihuni me ‘kuçedrën’ e tenderave Alma Tafani që po përlan paratë e shqiptarëve, 2.3 miliardë lekë mori vetëm nga Veliaj dhe Manastirliu

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.05.2020, 10:07

Ajo është Alma Tafani, e cila po bën kërdinë me tendera që nga viti 2014, jo për shkak të numrit, por për shkak të vlerave që arrijnë deri në 1 milionë USD një tender.

Tafani është administratore dhe pronare e kompanisë AgroAl & Global Services (AGS), e cila ka si objekt të veprimtarisë shërbim ushqimi, drejtim të restoranteve, bareve, hoteleve etj. Tafani ka gjithashtu edhe 50 % të aksioneve në kompaninë AGRO INTEXO, 100 % të aksioneve në kompaninë AgroAl International si dhe është pronare e ZEPA GROUP.

Alma Tafani ka marrë 1.2 miliardë lekë të vjetra tendera vetëm nga Bashkia e Tiranës për blerje qumështi, kosi, djathi dhe gjize. Këto para i ka marrë përmes tre tenderave. Njërin tender e ka marrë pa garë, pra më pazar në tavolinë, me vlerë 14 250 879, mbi 5 milionë lekë, që është kufiri për të zhvilluar një tender pa garë dhe kur nuk ka emergjencë. Dy tenderat e tjerë i ka marrë duke skualifikuar të gjithë konkurrentët e tjerë. Si pasojë e këtyre manovrave, diferenca mes fondit limit dhe ofertës fituese është qesharake.

Kjo është një indicie se pse këto tendera duhet të hetohen nga SPAK, pasi janë shpërdoruar paratë e shqiptarëve. Për tre tenderat, fondi limit i shpallur ishte 127,604,773 lekë, ndërsa oferta ftuese 126,971,471 lekë ose rreth 1 milionë USD.

Në sektorin e shëndetësisë, me kompaninë AGS, Alma Tafani ka marrë 6 tendera dhe 4 koncensione, me vlerë mbi 2.3 miliardë lekë. Alma Tafani ofrimin e shërbimit të lavanderise në QSUT me vlerë 22 282 115 lekë e ka marrë pa garë, me pazar në tavolinë. Fondi limit për këtë tender ishte 22 305 209 lekë. Tafani ka marrë me pazar në tavolinë, pra pa garë, po këtë shërbim edhe në tre raste të tjera, në vlerat 66 538 865 lekë, 30 806 411 lekë dhe 108 365 662 lekë.

Për shkak të kësaj procedure të dyshimtë të ndjekur nga Ogerta Manastirliu dhe drejtorët e saj, diferenca mes fondit limit dhe ofertës fituese është e papërfillshme.

Për njërin nga tenderat për larjen e çarçafëve të QSUT, me vlerë 1.1 miliardë lekë, është ankuar Kristinka Leka nga Vora, e cila me kompaninë e saj Devis shpk ka marrë mbi 8 miliardë lekë tendera në shëndetësi. Kjo kompani ka patur lidhje me njerëz të krimit në Vlorë. Si në çdo sektor tjetër, edhe në shëndetësi, paratë i marrin një grusht klientësh të rregullt të pushtetit.

Po kush fshihet pas Alma Tafanit?

A mundet kjo zonjë të vërë në rresht dy sektorët më të rëndësishëm të pushtetit të Edi Ramës, Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Shëndetësisë, pa një dorë nga pas?! Kaq për sot!/Pamfleti

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit