Si në kohën e Enverit më të mirët/ Rama ‘fshin’ shtete nga harta, Shqipëria e para në luftën me koronavirusin

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 03.05.2020, 10:46

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në facebook ku e ka shpallur Shqipërinë si më të mirën në rajon dhe në Evropë për bilancin “e luftës” me pandeminë.

Rama ka publikuar disa fotografi në Facebook me grafikët e renditjes së shteteve ku Shqipëria duket e favorizuar.

Sipas grafikut, Shqipëria ka numrin më të të vogël të vdekjeve për 1 milionë banorë në rajon dhe në Evropë me 11 të vdekur për 1 milion banorë.

Por duket se Kryeministri ka luajtur me të vërtetën pasi ka lënë jashtë grafikut, qëllimisht disa shtete evropiane që kanë tregues më të mirë se Shqipëria.

Në grafikun e qeverisë Rama, përfshihet Rumania por është fshirë Bullgaria e cila ka tregues më ulët se Shqipëria me 10 të vdekur për 1 milionë banorë.

Tjetër “lojë” në grafik. Kryeministri ka përfshirë Çekinë në vendet europiane me të cilët krahason Shqipërinë, por ka fshirë, Sllovakinë pasi ka vetëm 4 të vdekur për 1 milionë banorë, dhe bashkë me Bullgarinë do e çonte Shqipërinë dy vende më poshtë në renditje.

Dhe jo vetëm këto shtete, pasi në Ballkan ka patur pak viktima dhe pak të sëmurë rëndë si në të dhëna absolute ashtu edhe në të dhëna relative, sikurse duket nga tabela më poshtë.

Është fakt se i gjithë Ballkani ka pasur një ecuri të mire, sikurse edhe Shqipëria si pjesë e rajonit.

Por vende si, Sllovakia, Bullgaria janë edhe më mirë se Shqipëria dhe këto shtete janë fshirë në grafikun e kryeministrit për ta nxjerrë Shqipërinë, dhe veten në vend të parë në rajon dhe Evropë në luftën ndaj pandemisë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit