Raportohet se në ishullin e Kretës janë regjistruar lëkundje të forta sizmike.
Sipas aplikacionit për tërmeteve ‘’Emsc’’ lëkundjet sizmike kanë qenë me magnitudë prej 6,5 sipas shkallës richter.
Ende nuk ka raportime nëse ka dëme materiale, apo të lënduar në njerëz. Lëkundje sizmike janë regjistruar edhe ditën e djeshme në ishullin e Kretës, në Greqi.
Ndërsa “Protothema” raporton se lëkundja u regjistrua 120 kilometra në jug-juglindje të Arvi.
Kujtojmë këtu se që pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit në vendin tonë, që la pas 51 viktima lëkundje të forta sizmike janë regjistruar prej muajsh në gjithë gadishullin Ballkanik.