Dy udhëheqësit politikë më të rëndësishëm në vend, kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozitës Lulzim Basha, ishin mbrëmjen e së hënës të ftuar në dy emisione të ndryshme, në të njëjtën fashë orare.
Shefi i ekzekutivit ishte i ftuar në emisionin 'Real Story' në News 24, ndërsa kreu i PD-së në "Çim Peka LIVE" në Syri TV.
Kryedemokrati Basha ka arritur të mposhtë kryeministrin Rama, për sa i përket shikueshmërisë në rrjetet sociale.
Basha ka arritur mbi 3600 shikues në të njëjtën kohë, ndërsa Rama rreth 3100 shikues online në faqet respektive të emisioneve në rrjetin social Facebook.
Kjo është e hera e parë që Basha mund Ramën për sa i përket daljeve publike në të njëjtën kohë.


