Trukimet janë një fenomen shqetësues në futboll, teksa vitet e fundit po bëhen gjithmonë e më shumë të pranishme.
Vendi i radhës qqë është goditur së fundmi nga skandali i trukimeve është Greqia, madje bëhet fjalë për ekipin legjendar në këtë shtet, Olimpiakosin.
Klubi që kryesonte renditjen para ndalesës së kampionatit dhe dukej se kishte vënë një dorë të titulli, tani rrezikon seriozisht të bjerë nga kategoria.
Një hetim i nisur prej dy vitesh, mund të sjellë pasoja të rënda për këtë klub.
Madje presidenti i tyre, Evangelos Marianakis, mund të përjashtohet përjetësisht nga futbolli, duke paguar edhe një gjobë prej 3 milionë eurosh, ndërsa klubi do të bjerë nga kategoria.
Hetimet u bazuan kryesisht te një ndeshje e shkurtit 2015, Olimpiakos-Atromitos 2-1, një hetim që u arkivua por që është hapur së fundmi përsëri nga Komisioni i Etikës atje.
Në dokumentet e hetimeve arrihet në konkluzionin se ka dyshime shumë të besueshme kundër klubit e presidentit, ndërsa janë tre ndeshje të Olimpiakos dhe një tjetër e Panathinaikos, që janë të vlerësuara si të trukuara në atë edicion.
Nëse gjithçka do të zyrtarizohet, do sillte një kaos në futbollin grek, pasi Olimpiakos është një nga klubet më të fuqishme në vend.